Çmimi Nobel në mjekësi, 3 shkencëtarë triumfojnë me zbulimin në fiziologji
3 shkencëtarë, 2 amerikanë dhe një anglez do të ndajnë çmimin Nobel 2019 në mjekësi.

William G Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg L Semenza u nderuan sot në Suedi me çmimin më të lartë për kërkimin në fushën e hipoksisë.

Në zemër të këtij studimi është përgjigjja e trupit ndaj pranisë së ulët të oksigjenit. Kur trupi është i privuar nga oksigjeni, ka një rritje të hormonit eritropoietin (EPO) – kjo më pas rrit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat bartin oksigjenin rreth trupit.

Fituesit e çmimit Nobel do të marrin rreth 828 mijë euro.
Shtuar më 07/10/2019, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori