Çmim marramendës, krijuesi e Tesla-s shet shtëpinë
Elon Musk nxjerr në shitje vilën e tij luksoze në Los Angelos. Themeluesi i Tesla-s dhe Space X për këtë shtëpi të pajisur me teknologji të avancuar ka një çmim të kripur, plot 4.5 mln $.

Kjo është vetëm një nga pasuritë e tij të patundshme në Kaliforni dhe ka një formë të veçantë këndore, pasi qëllimi ka qenë të ngjante për nga forma me një anije kozmike. Ka një pamje të jashtëzakonshme mbi oqean, 280 m2 sipërfaqe të brendshme, katër dhoma gjumi, një sallon të madh dhe sigurisht një pishinë, e cila ka veçantinë e saj; është me ujë të kripur.

Vila superluksoze u ble nga Elon Musk në vitin 2014 dhe ndodhet në një zonë të Los Angelos, në të cilën dikur jetonte edhe diva e kinematografisë Marylin Monroe. Lajmi bëhet i ditur nga revista Forbes.
Shtuar më 23/02/2019, ora 07:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori