"Çmenduria" e terroristit norvegjez: Do të krijoj parti fashiste
Pëlqej
Terroristi norvegjez, Anders Breivik që tronditeti opinionin botëror me 77 vrasjet në Oslo dhe në Utoja më 2011-tën aktualisht ndodhet në burg.

Ai është dënuar me 21 vjet burg për vrasjet makabër.

Breivik tha se është penduar për vrasjet që ka kryer, por se ka shtuar se do ta përhapë filozofinë e tij fashiste që nga burgu.

Norvegjezi i ka dërguar një letër me 33 faqe agjencisë së lajmeve AFP, ku shpreh dëshirën që të hapë partinë nga qelia, shkruan Mesazhi.

Sipas tij, partia e re do të ketë ideologji fashiste, por që mbeten vetëm të tilla, pa shkuar tek dhuna apo më keq, vrasja.

Breivik e quan partinë e tij Partia Fashiste Norvegjeze dhe shprehet se nuk do të promovojë përdorimin e dhunës.

Në gjyqin ku ai u dënua me 21 vite, norvegjezi tha se masakrën e ka kryer në emër të luftës "kundër myslimanizmit dhe multikulturalizmit". /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2014, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori