Clinton tregon se sa milionë dollarë ka fituar gjatë 2015
Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Hillary Clinton, publikoi sot pasqyrën e taksave të saj dhe bashkëshortit Bill Clinton për vitin 2015.

Nga raporti i publikimit i të ardhurave tregohet se çifti ka fituar më shumë se 10 milionë dollarë në një vit dhe ka paguar rreth 43 për qind të kësaj shume në taksa.

Pasqyra e taksave për vitin 2015 tregon se Clinton-ët kanë dhuruar 9,8 për qind të të ardhurave të tyre në bamirësi.

Kandidatja për presidente ka kërkuar që edhe kundërshtari i saj Donald Trump të publikojë gjithashtu pasqyrën e tij të taksave.

Nga ana tjetër kandidati republikan ka deklaruar se një audit i autoriteteve amerikane të taksave nuk e lejon që të bëjë këtë publikim për momentin, por ai do t’i publikojë ato sapo auditi të përfundojë.

Kandidatëve amerikanë për president nuk u kërkohet të publikojnë pasqyrën e tyre të taksave, prej më shumë se 40 vite kjo transparencë ndaj publikut është kthyer në një traditë. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2016, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori