Clinton: Tani duhet të përballemi me Assadin
Ish kandidatja për presidente të SHBA-ve, njëherësh edhe ish zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Hillary Clinton, gjatë një interviste të saj, të enjten u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të bombardojnë fushat ajrore siriane.

Në një intervistë në Samitin Botëror të Grave që u mbajt në New York, Clitnon favorizon që SHBA-ja të marrë veprime agresive kundër presidentit sirian Bashar Al-Assad.

"Unë mendoj se ne duhet të jemi të gatshëm për t'u përballur me Assadin", u shpreh Clinton, raporton "Reuters". /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2017, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori