Clinton refuzon Jeremic, shkak Kosova
Albeu.com
Mungesa e bashkepunimit te zyrtareve serbe me autoritetet e Kosoves, eshte bere shkak qe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton te refuzoje nje takim me ministrin e Jashtem, Vuk Jeremic. Nje zyrtar i administrates amerikane tha per gazeten “Washington Post” se bashkepunimi i pamjaftueshem i Serbise per ndertimin e kapaciteteve te drejtesise, policise dhe doganave ne Kosove, mjaftuar, qe Clinton te mos preferoje takimin.

Vete shefi i diplomacise serbe e motivoi mosmbajtjen e takimit me axhenden e zene te sekretares amerikane. Jeremic eshte shprehur se ceshtja e Kosoves mbetet shqetesuese ne marredheniet me Washingtonin dhe nuk ka gjasa qe ajo te zgjidhet se shpejti.

“Marredheniet tona me Shtetet e Bashkuara jane te mira, pervec mospajtimeve per kete ceshtje", shtoi Jeremic.

Shtuar më 23/04/2009, ora 20:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori