Clinton: Për veshjet më shërben si frymëzim Tupac dhe Snoop Dogg (VIDEO)
Kandidatja republikane për presidente, Hillary Clinton ka qenë e ftuar dje në një emision e mëngjesit, “The Breakfast Club” ku në mënyrë surprizuese konfirmoi teorinë e fundit të internetit duke thënë se veshjet e saj, gjatë debateve presidencialë, ishin inspiruar nga rreperat.

Gjatë intervistës, Clinton foli gjithashtu rreth një” meme” shumë të famshme që krahason stilin e saj me veshjet e Tupac, Snoop Dogg, dhe Suge Knight nga vitet 1990.

"Mendoj se ata dhe shumë burime të tjera të modës kanë ndikuar veshjen tim," tha ajo. “Vihet re apo jo?”

Kandidatja demokrat diskutoi edhe politikën e armëve si dhe njoftoi praninë e saj në një koncert të Jay Z, "Unë jam e kënaqur që kam mbështetjen e tij, sepse mendoj se një nga punët më të mëdha dhe të rëndësishmë, është si të shërojmë të gjitha këto ndarje, "shpjegoi ajo.

Clinton gjithashtu ka marrë një erim në masë nga publiku të cilët e uruan në grup “Gëzuar Ditëlindjen”. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2016, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori