Clinton: "Mu duk sikur Trump po më zinte frymën në skenë"
“Mu duk sikur Trumpi po më zinte frymën në skenë”, tha kandidatja demokrate në intervistën e parë pas debatit të dytë televiziv me Donald Trump.

“Ishte e qartë se kundërshtari im po përpiqej të dominonte të gjithë hapësirën deri tek vendi ku ishte ulur publiku.

Mund të ndjeje tek ai zemërimin që buronte nga publikimi i videos dhe çdo gjë tjetër e dalë nga “Acces Hollyëood”. Mu duk sikur po më ndiqte rreth e rrotull skenës.

E ndjeja praninë e tij prapa meje e mendova: kjo është e bezdisshme” U përpoqa të mos humbisja përqendrimin”, tha ajo gjatë intervistës me moderatoren Ellen DeGeneres.

Nga ana tjetër republikani mohon t’i jetë ngjitur në këtë mënyrë rivales së tij.

“Unë rri në podium pranë karriges time. Ajo çohet dhe ecën mes përmes e ndalon ngjitur me mua, dhe ditën tjetër lexoj në gazetë se “Trump pushtoi hapësirën e Hillary-t”.

Besomëni, hapësira e saj është e fundit që do të më shkonte nëpër mend të pushtoja”, tha manjati amerikan.

Pas videos denigruese për gratë, Trump ka pësuar rënie të ndjeshme në sondazhe. /albeu.com/

Shtuar më 14/10/2016, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori