E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Inter-Atalanta (VIDEO)
Clinton e Trump triumfojnë në New York
Donald Trump fitoi garën republikane në shtetin e New Jorkut. Megjithëse votat janë ende duke u numëruar, parashikohet që kandidati miliarder ka fituar me rezultat të thellë.

New Jorku është shteti i tij i lindjes dhe selia e zyrave të perandorisë së tij të pasurive të patundshme. Rivalët e tij, senatori i Teksasit Ted Cruz dhe guvernatori i shtetit Ohajo John Kasich, nuk kishin shpresa për të fituar. Të dy e kishin përqendruar vëmendjen në votimet e javës tjetër kur zhvillohen gara në pesë shtete.

Për demokratët, sipas parashikimeve fituese është ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton ndaj senatorit të Vermontit, Bernie Sanders. Të dy ata kanë lidhje të forta me Nju Jorkun. Sanders ka lindur në Nju Jork, ndërsa Clinton ka përfaqësuar këtë shtet në senat. Fitoret nga Trump dhe Clinton mund t’u japin atyre një kryesim që pothuajse nuk mund të përmbyset dot më nga rivalët.

Clinton mundi të siguronte 1758 delegatë ndaj 1076 të rivalit Sanders. Për të siguruar emërimin zyrtar të partisë kandidatit i duhen 2383 delegatë. Para Nju Jorkut Trump kishte 744 delegatë, ndërsa Cruz 559 dhe Kasich 144. Kandidatit republikan i duhen 1237 delegatë që të sigurojë emërimin e partisë.

Zyrtarët në Nju Jork i kanë kërkuar Bordit të Zgjedhjeve që të japë sqarime për një numër parregullsish që u vunë re gjatë zgjedhjeve. Mes parregullsive ishin disa aparatura votimi që nuk funksiononin, hapje me vonesë të disa qendrave të votimit dhe dhjetëra mijëra votues që nuk ishin në lista./Albeu.com/
Shtuar më 20/04/2016, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori