Clinton e quan Trumpin sulmues seksual
Hillary Clinton zhvendosi debatin rreth producentit amerikan Harvey Weinstein duke e quajtur presidentin amerikan “sulmues seksual”.

Por, thashethemet e ngjashme rreth bashkëshortit të saj i quajti lajme të vjetra.

E pyetur nga BBC për rastin e producentit amerikan Weinstein, i cili akuzohet për ngacmime seksuale dhe përdhunime, Hillary Clinton ka përfshirë dhe presidentin amerikan Donald Trump.

Ajo u shpreh se akuzat e ngacmimeve seksuale ishin skandaloze, por e rëndësishme sipas saj është që vëmendja të mos përqendrohet vetëm tek Weinstein sepse kjo sjellje nuk mund të tolerohet në asnjë vend.
Clinton u shpreh se në Shtëpinë e Bardhë ndodhet aktualisht dikush që ka pranuar se është një agresor seksual.

“Sjelljet e tilla nuk duhet të tolerohen, qoftë në kulturë a politikë. Para së gjithash, ne kemi dikë në Zyrën Ovale që e ka pranuar se është agresor seksual’, tha Clinton. /albeu.com/



Shtuar më 14/10/2017, ora 19:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori