"Cikloni bombë" në SHBA ngrin për së gjalli iguanat dhe qentë (FOTO LAJM)

Florida është përfshirë nga temperatura shumë të ulta të cilat po dëmtojnë edhe iguanat të cilat gjenden të ngordhura nëpër rrugë dhe pemë.

Temperaturat e ulta nën 40 gradëqë u rregjistruan të enjten në pjesë të Floridës së Jugut, kanë ngordhur iguana jeshile që jetojnë në periferi të Miamit, përcjell albeu.com

Stuhia e dimrit që kalon nëpër pjesë të Bregut Lindor të SHBA ka bërë që organizatat e shpëtimit të kafshëve dhe autoritetet lokale të lëshojnë paralajmërime për dhënien e strehimit të kafsheve, ndërsa janë gjetur qen që ngrijnë në të ftohtë.

Në Floridën e Jugut, temperaturat e ulta gjithashtu kanë ndikuar në breshkat e detit, manatet dhe krijesat e tjera që varen në pemë.

Ketra, lakuriqë nate dhe reptilë të tjerë janë gjetur të ngordhur, ndërsa nuk i kanë rezistuar dot të ftohtit polar. /albeu.com/


Shtuar më 05/01/2018, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori