Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të mbajë fjalimin e tij të parë si
Presidenti i 45-të amerikan, ndërsa grupe aktivistësh po planifikojnë të "qerasin" të gjithë mbështetësit në festën e
inaugurimit me marihuanë.
Grupi i njohur "DCMJ" ka ndërmend për të shpërndajë falas mijëra cigare marihuane ditën e
inaugurimit.
Sipas medieve, kjo mënyrë pritet të jetë pjesë e një fushate për të nxitur
legalizimin federal të kësaj droge, shkruan "The independent".
Ndërkohë,
grupi po planifikon të fillojë shpërndarjen e cigareve nga 8 deri në 20 janar, në
pjesën perëndimore të Dupont, në kryeqytetin e vendit dhe në disa pjesë të qytetit, ku marijuana është e ligjshme. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2017,
ora 12:18