Çifti lirohet pas 5 viteve pengmarrje nga talibanët
Pëlqej
Ushtarët pakistanezë kanë liruar sot një familje prej 5 anëtarësh nga Amerika Veriore që po mbahej peng nga talibanët afganë.

Kanadezi Joshua Boyle dhe bashkëshortja e tij Caitlan Coleman u rrëmbyen në vitin 2012 teksa po vizitonin Afganistanin. Ata sollën në jetë tre fëmijë teksa ishin peng i talibanëve.

Ata u shpëtuan pas një informate që ushtria pakistaneze mori nga SHBA gjatë një operacioni afër kufirit afgan, njofton ushtria pakistaneze.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se ky është një moment pozitiv për marrëdhëniet SHBA-Pakistan.

“Zonja Coleman lindi tre fëmijë gjatë kohës sa çifti u mbajt peng”, ka thënë Trump në një komunikatë, duke shtuar “Sot, ata janë të lirë”.
Shtuar më 12/10/2017, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori