CIA: Zyrtarët rusë shantazojnë Trumpin me video seksuale në Moskë (FOTO LAJM)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kreu i CIA-s ka bërë me dije se zyrtarë të Kremlinit pretendojnë se kanë materiale komprometuese lidhur me jetën personale të presidentit të Donald Trumpit.

Dosja, është një koleksion i shkresave me shkrim, gjatë një periudhe prej 5 vitesh, dhe se të martën do të bëhet një përmbledhje prej dy faqesh të raportit që iu dha presidentit Barack Obama dhe atij të zgjedhur Donald Trump.

Në vitin 2013 Trump ka qenë në Moskë së bashku me "Mis Universin".

Një dokument prej dy faqesh me këto informacione, i është dorëzuar zotit Trumpit të premten e javës së kaluar, gjatë takimit që ai pati me zyrtarët amerikanë të shërbimeve të zbulimit, ku ai u informua lidhur me dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, sipas shtypit amerikan, që i referohet burimeve të paidentifikuara, por me njohuri nga informacioni që iu dha presidentit të zgjedhur.

Lidhur me këtë, Trump ka reaguar ashpër duke e mohuar vërtetësinë e lajmit dhe duke thënë se kjo është një përndjekje politike. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}