Roma hakmerret ndaj Bodo/Glimit (VIDEO)

Në finalen e Conference League në Tiranë mund të kemi një trajner të madh si Jose Mourinho por edhe pak aromë shqiptare me Marash Kumbullën.

Sot Roma arriti gjysmëfinalen e kompeticionit të ri ku finalja do të jetë në “Air Albania” teksa përballë pati “armiqtë” e Bodo të cilët i shpartalloi 4-0.

Marash Kumbulla ishte sonte në stol por verdhekuqtë dominuan totalisht ekipin që i ka mposhtur 2 herë këtë sezon duke marrë hak për ato disfata.

Ishte mbrëmja e Nicolo Zaniolos që bën ndeshjen më të mirë të sezonit me një tripletë por shërbeu goli i shpejtë i Abraham për të ndezur sfidën që në minutën e 5. Në fund një fitore e thellë dhe në gjysmëfinale tashmë Roma do të ketë Leicester City.


Shtuar 14.04.2022 23:01