CIA: ISIS organizatë kriminale, ka 31 mijë luftëtarë
Pëlqej
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë e më shumë po paralajmërojnë se agresioni i grupit terrorist ISIS mund të shtohet akoma edhe më tej.

Agjencia Inteligjente Amerikane, CIA ka deklaruar se aktualisht ISIS ka 31 mijë luftëtarë që luftojnë në territoret e shtetit të Irakut dhe të Sirisë.

"Këto shifra të reja reflektojnë një rritje të anëtarëve për shkak të rekrutimit të fortë që kanë ndjekur, që prej qershorit dhe deri në vijim, duke përmendur sukseset e betejave si dhe shpalljen e një kalifati”, tha zëdhënësi i CIA-s, Ryan Trapani.

Një ditë më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama u shpreh se ISIS duhet shkatërruar dhe ftoi edhe shtetet e tjera demokratike ti bashkohen SHBA-ve në sulmet ajrore që po ndërmerr. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori