CIA: ISIS kishte vendosur bombë në avionin rus
A ishte realisht atentat aksidenti ndaj avionit rus me 224 pasagjerët në bord? Kjo pyetje që ka shqetësuar shumë ekspertë të fluturimeve dhe aksidenteve merr një përgjigje nga agjensia sekrete amerikane, CIA.

Ata pretendojnë se ekstremistët e ISIS kanë vendosur një bombë në aeroplanin rus për ta shpërthyer më pas.

"Ka indikacione të fuqishme se brenda ndonjë valixhe ka patur bombë", tha një përfaqësues sekret amerikan, njofton gazetab gjermane Bild.

Edhe militantët e ISIS, menjëherë pas ngjarjes së rëndë, kanë konfirmuar edhe njëherë lajmin se ata qëndronin pas atentatit.

Agjensia e fluturimeve britanike dhe irlandeze, përkohësisht kanë ndaluar të gjitha fluturimet për në Sharm el Sheikh, për arsye sigurie. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2015, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori