Schwarzenegger operohet me urgjencë në zemër, frikë për gjendjen e tij
Arnold Schwarzenegger është shtruar në spital dhe mësohet se është në gjendje të qëndrueshme pasi i ëhstë nënshtruar një operacionizemër pas dështimit të procedurës së zëvendësimit të një valvule, u mësua sot pasdite.

TMZ, që bëri të ditur lajmin, citoi disa burime pranë yllit 70-vjeçar të filmit Terminatori, sipas të cilëve ish-guvernatori i Kalifornisë us htrua në “Cedars-Sinai Medical Center” në Los Angeles dje për të kryer zëvendësimin e një valvule.

Kjo procedurë ëhstë e rrezikshme, dhe shtatë herë fituesi i çmimit Mr. Olympia pati komplikacione, që i detyruan mjekët t’i kryenin një operacion në zemër, e cila zgjati disa orë.
Sot pasdite, gjendja e tij u tha se ishte qëndrueshme.

Aktori veteran i Hollivudit kishte shkuar që në vititn 1997 në Meksikë për t’iu nënshtruar një operacioni për të zëvendësuar një valvulë polmonare.

Sipas shoqatës “American Heart”, valvula mbyll dhomën e poshtme të djathtë dhe hapet për të mundësuar që gjaku të pompohet nga zemra për në mushkri (përmes artereve polmonare) ku ajo do të marrë oksigjen. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori