Chavez rikthehet në Kubë për trajtim mjekësor
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez është rikthyer në Kubë për t’iu nënshtruar një raundi të ri kurash kundër tumorit. Pas operacionit të muajit shkurt 57-vjeçari do t’i nënshtrohet një seance radioterapie.


Chavez është shprehur se është i vendosur që të mposhtë sëmundjen vdekjeprurëse dhe të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të muajit tetor. Natyra e tumorit të tij nuk është bërë kurrë e ditur dhe ekzistojnë zëra se situata e tij mund të jetë shumë më kritike nga sa pranohet zyrtarisht. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori