E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
"Charlie Hebdo", sërish karikaturë me profetin Muhamed
Kopertina e revistës "Charlie Hebdo", e para e publikuar pas sulmit terrorist të disa ditëve më parë kundër saj, përban sërish karikaturën e profetit Muhamed. Në numrin e 14 janarit, i cili ka dalë në shtyp të hënën vonë, tregon Muhammadin me çallmë, duke derdhur një lot të madh dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Je suis Charlie”, (“Unë jam Charlie”).

Për edicionin e kësaj jave, i cili del në treg të mërkurën, revista ka shtypur tre milionë kopje, të përkthyera në 16 gjuhë të ndryshme e që do të shpërndahen në gjithë botën. Në kopertinë shkruhet “Gjithçka është falur”.

Nga sulmi i javës së kaluar ndaj revistës "Charlie Hebdo" mbetën të vrarë 12 persona. ndërsa militantët e armatosur kanë thënë se kanë kryer sulmin në shenjë hakmarrjeje për karikaturat e profetit Muhamed të publikuara më parë në këtë revistë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori