"Charlie Hebdo" provokon sërish, shkruan kundër Islamit
Redaktorët e revistës satirike franceze "Charlie Hebdo" janë vendosur në qendër të kritikave pasi kanë publikuar një artikull ku lidhin myslimanët e zakonshëm me terroristët.

Në një editorial të titulluar “Si përfunduam këtu?, revista, e cila pësoi sulm terrorist më 7 janar 2015 shkruan se në fakt sulmet janë thjesht humbja e "linjës filozofike të një shoqërie e cila toleron gratë që të veshin burka (mbulesë)".

Kritikuesit kanë akuzuar editorialistët se po shpifin kundër islamit.

Cole, autor ky i Charlie Hebdo madje ka shkruar se "nuk ka myslimanë të pafajshëm" dhe se diçka duhet bërë për këta njerëz.

Prezantuesi i Al Jazeera, Mehdi Hasan shkroi një artikull ku e kritikonte ashpër editorialin e "Charlie Hebdo" duke thënë se nuk mund të lidhen në asnjë mënyrë myslimanët me aktet terroriste. /Albeu.com/
Shtuar më 03/04/2016, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori