Dështimi i opozitës, reagon Ali  Ahmeti: Miqësia me SHBA dhe BE, nuk ka alternativë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pjesë e qeverisë në Maqedoninë e Veriut pas dështmit të mocionit nga opozita kundër qeverisë është shprehur se miqësia me SHBA-në, BE-në dhe vendet e tjera të rajonit nuk ka alternativë.

“Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, por edhe me vendet e rajonit, është e pa alternativë dhe e pacënueshme me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë.

Sot ngadhënjeu ndërgjegjja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perëndimorë.

Vendi jonë ka nevojë për më shumë siguri, më tepër stabilitet dhe parashikueshmëri politike të plotë.

Mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATO-s, Bashkimit Europian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu.

Siç ju thash, nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.

Bashkë përgjithmonë” shkruan ai./albeu.com/