"Charlie Hebdo", 50 vjet satirë mbi "të shenjtën"
Me një humor therrës dhe nën një frymë rebele, e përjavshmja satirike franceze "Charlie Hedbo", nuk ka hequr kurrë dorë nga ironia që e kishte në majë të gjuhës, si dhe nga mbrojtja e të drejtave dhe lirive individuale. Duke filluar nga viti 1960, kur revista ende etiketohej në publik si "Hara-Kiri", ndërsa veten e pagëzonte si "një gazetë idiote dhe te keqe", ishte përfshirë në beteja e polemika të panumurta.

Në vitin 1970, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Charles De Gaulle, Hebdo tronditi Francën me një kopertinë të titulluar "Bal tragique Colombey", një mort, një valle tragjike në Colombey (rezidenca e gjeneralit). Një iniciativë që Ministria e Brendshme, e censuroi, si me bllokun e publikimeve, ashtu edhe me heqjen e së drejtës së stafit, drejtuar asokohe nga Francois Cavanna, për të botuar.

Megjithatë, karikaturistët dhe gazetarët nuk u dorëzuan, dhe iu shmangën shpejt censures, duke i dhënë jetë revistës "Charlie Hebdo", një titull ky i frymëzuar nga i famshmi Charlie Brown i Kikirikëve.

E vendosur përgjithësisht pranë rretheve të majta, ndonëse kritike e ashpër me eksponentët zytarë të qendrës së majtë, Hebdo, do të bënte sërish lajm në vitin 1992, me publikimin e një diskutimi forumesh, të titulluar "Guximi intelektual", dedikuar veprës së Oriana Fallaci-t, "Zemërim dhe krenari". Artikulli, bënte fjalë për një “kryqëzatë” të Islamit në perëndim. Fjalë këto, që provokuarn një mori polemikash dhe akuza me përmbajtje raciste.

Por kulmi i famës për revistën ishte në vitin 2006, kur u bë e njohur për audiencën ndërkombëtare me vendimin, për të ribotuar të 12 karikaturat e diskutueshme të profetit Muhammed, të publikuara më herët nga gazeta daneze "Jyllands-Posten". Brenda ditës, shitjet u rritën nga 140 në 400 mijë kopje, duke irrituar botën ilame dhe shtyrë Këshillin Francez të Besimit Mysliman, të kërkojë tërheqjen e kopjeve nga stendat.

I akuzuar për racizëm, drejtori i atëhershëm i revistës, Philippe Val, u shpall i pafajshëm një vit më vonë nga një gjykatë franceze. Beteja kundër tabuve të ekstremizmit islamik, ka vazhduar kohë pas kohe, deri në provokimin e fundit: numri special, dedikuar fitores së islamikëve në Tunizi.

Në kopertinën kryesore qëndronte një imazh, i cilësuar nga myslimanët si sakrilegj, i profetit Muhamed që premton "njëqind goditje kamxhiku, nëse ju nuk vdisni duke qeshur". "Po, Islami përshtatet me humorin", shkruanin redaktorët e së përjavshmes satirike, përbri profetit islam me një hundë të kuqe gaztore.

Përpara se botimi të mbërrinte në stendat e gazetave, selia e revistës u shkatërrua nga një zjarr i shkaktuar nga hedhja në të e një koktejli "Molotov". (Il Giornale) /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori