Çfarë shkruhej në letër? Gëlojnë teoritë e konspiracionit mbi terroristin e Las Vegasit
Kanë kaluar disa ditë që prej masakrës së Las Vegasit ku një terrorist i armatosur rëndë, i quajtur Stephen Paddock vrau 59 persona dhe plagosi më shumë se 550 të tjerë në një sulm si asnjëherë më parë në SHBA.

Ai vrau veten pak para se forcat speciale të hynin në dhomën e hotelit nga ku qëllonte pjesëmarrësit në një koncert në sheshin para godinës, por tashmë kanë filluar teoritë e konsipiracionit në lidhje me qëllimet e vërteta të krimit, shkruan albeu.com.

Nga fotot brenda dhomës dukej trupi i tij i shtrirë, ndërkohë që siper dukej një letër, stilolaps edhe një ngjitëse letrash.

Mjaftuan këto detaje që të bënin të mendoje se ai kishte lënë një letër ku shpjegonte shkaqet e krimit të tmerrshëm.

Një pjesë e mediave të huaja theksuan faktin se autoritetet hezitonin të konfirmonin apo mohonin prezencën e një letre në dhomën e terroristit, gjë e cila do të hidhte dritë mbi mbi ngjarjen.

Paddock theu xhamat e dhomës luksoze ku ai po qendronte në hotel duke hapur dy vrima në dritare, nga të cilat qëllonte me armë të ndryshme automatike në drejtim të turmës.

Nga të shënat u vranë 59 persona, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2017, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori