Çfarë po ndodh me Greqinë, pas stuhisë goditet nga një tërmet i fuqishëm
Ditë më parë, Greqia, u përballë më stuhi të fuqishme, ku la të vdekur 9 persona e plagosi qindra të tjerë.

Por siç duket Greqia nuk po gjen qetësi nga katastrofat natyrore, pasi të shtunën paradite u përball me zjarre të fuqishëm ndërsa, pasdite është goditur edhe nga një tërmet i fortë.

Sipas mediave greke, një tërmet 5.2 ballë i shkallës Rihter ka tronditur veriun e Greqisë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Stanos dhe 45 km larg Prevezës, përcjell telegrafi.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe janë ndjerë edhe në territorin shqiptar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale apo në njerëz.

Më herët Greqia është tronditur nga një stuhi e fuqishme, që ka lënë të vdekur 9 turistë dhe ka plagosur qindra të tjerë.

Edhe zjarri që goditi vendin fqinj ka shkaktuar dëme të mëdha.
Shtuar më 13/07/2019, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori