Çfarë po ndodh me avionët qeveritarë të Gjermanisë?!
Zyrtarë të qeverisë gjermane u detyruan sërish këto ditë që të ndryshojnë planet për shkak të dështimit në funksionimin normal të avionëve qeveritare.

Tersi ka nisur që në fillimit të dhjetorit, ku avioni që po çonte kancelaren Merkel drejt Argjentinës për Samitin e G20-ës, pësoi defekt gjatë fluturimit dhe u detyrua të kthehej pas.

Kjo bëri që gruaja më e fuqishme e botës, të udhëtonte më pas me një linjë komerciale, duke u përzier me popullin e thjeshtë.

Në rastin e fundit, është ministri për Ndihmë për Vendet në Zhvillim, Gerd Mueller që për arsye të ngjashme mbeti në Zambia dhe u detyrua të anulojë një vizitë në Namibi.

“Këto dështime kanë një ndikim të madh negativ në prestigjin e Gjermanisë si një komb i teknologjisë së lartë. Kjo seri dështimesh duhet të ndalen”, tha Mueller duke komentuar mbi defektin e avionit të flotës qeveritare.

Në këtë rast, situata u bë akoma dhe më e ndjeshme pasi një tjetër aeroplan që u nis nga Gjermania drejt Zambias, pësoi dhe ai defekt.

Të dy avionët e prishur do të mbeten në Afrikë për të parë mundësinë e ndërhyrjes, ndërsa Mueller dhe delegacioni i tij u larguan nga Zambia me një linjë të rregullt.

“Tani po fluturojmë në kompanitë afrikane”, tha Mueller.

Mueller, sipas deklaratave të veta, u detyrua të qëndrojë në Zambia duke kryer disa biseda paplanifikuara, duke përfshirë edhe sosh me përfaqësuesit e UNHCR.

Para një muaji, një fat të ngjashëm pati dhe Zv/kancelari dhe ministri i Financave, Olaf Scholz. Për shkak të një defekti të avionit qeveritar, ai qëndroi disa ditë në Indonezi, ku gjithashtu u kthye me një linjë komerciale.

Në këtë rast, sipas një njoftimi zyrtar, avioni i qeverisë gjermane e pësoi nga brejtësit, të cilët kishin dëmtuan instalimet.

E ashtuquajtura Flota e Bardhë e Aviacionit Gjerman (Luftwaffe) shërben për transportin e politikanëve dhe ka shtatë aeroplanë.

Luftwaffe, pas serisë së fundit të keqfunksionimeve, hodhi poshtë kritikat, duke argumentuar se, statistikisht, fluturimet e Flotës së Bardhë rezultojnë të suksesshme. /tema/
Shtuar më 12/01/2019, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori