Cfarë pamjesh! Ishulli Mauritius rrezikohet nga një “vorbull’ nënujore? (FOTO LAJM)

Imagjinoni veten duke notuar në oqean dhe pastaj papritmas të thitheni nga një ujëvarë të madhe nënujore! Nëse vizitoni ndonjëherë një ishull të quajtur Republika e Mauritiusit, notimi shumë larg nga bregdeti mund ta bëjë këtë mankth të tmerrshëm në realitet.

E pra pothuajse, të vërtetë sepse në fakt ujëvara e frikshme është vetëm një iluzion, edhe duket krejtësisht e vërtetë, raporton “World”

Si një pikturë e krijuar nga vetë nëna natyrë, ishulli Mauritus gjendet 2,000 kilometra nga bregu juglindor i Afrikës, pranë Madagaskarit, shkruan syri.net. Por iluzioni i mahnitshëm i një ujëvarë i jashtë bregut të Mauriciusit, po shokon dhe tërheq njerëzit nga e gjithë bota.

Arsyeja për iluzionin e famshëm ka të bëjë me depozitat lokale të rërës dhe rrjedhat që kalojnë nëpër zonë dhe ndryshojnë ngjyrën e ujit në mënyrë që të duket si një ujëvarë që shkon drejt kush e di se ku.

Për ta parë me sytë tuaj, shikoni këto imazhe mahnitëse të iluzionit të ujëvarës, e cila është konsideruar si fenomeni më i rrallë mbi toke.
Shtuar më 05/07/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori