Çfarë mund t’i ndalë reformat në Arabinë Saudite? Përgjigja e Princit i shastisi të gjithë
Princi i Kurorës saudite, Muhamed bin Selman, dha një intervistë për rrjetin CBS gjatë një vizite në SHBA.

32-vjeçari që mëton të bëhet lider në Lindjen e Mesme duke patur në krah administratën amerikane, shpjegoi atë që e konsideron një vizion të ri për Arabinë Saudite.

Vitin e kaluar ai i dha fund ndalimit të ngarjes së makinave nga gratë, rihapi kinematë dhe lejoi familjet dhe gratë të merrnin pjesë në stadiumet ku mbahen gara sportive.

I pyetur nëse ndonjë gjë mund t’i ndalë këto ndryshime, Princi i Kurorës Saudite u përgjigj: "Vetëm vdekja ime".
Shtuar më 20/03/2018, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori