Çfarë mund të bësh në një WC prej ari? Ky burrë në SHBA e vodhi
Një tualet prej ari 18 karatësh është vjedhur gjatë një vjedhjeje që ndodhi në Pallatin Blenheim.

Policia ka njoftuar se punimi i artit u vodh nga një bandë brenda natës rreth orës 04:50.

Ky tualet ishte pjesë e një ekspozite të artistit konceptual italian, Maurizio Cattelan që u hap të enjten.

Tualeti nuk është gjetur, por një burrë 66 vjeçar është arrestuar.

Sipas policisë vjedhja shkaktoi “dëme të mëdha dhe përmbytje”.

Pallati i Shekullit 18 është një bazë e Trashëgimisë Botërore dhe vendlindja e Sir Winston Churchill.

Ky pallat aktualisht është mbyllur, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

“Arti që është vjedhur është një tualet me vlerë të lartë”, tha inspektori. Tualeti i artë u ofrua në mënyrë të famshme për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në vitin 2017.

Askush nuk u lëndua gjatë grabitjes dhe njeriu i arrestuar ndodhet në arrest policor. Tualeti është krijuar për të treguar pabarazitë shoqërore, politike dhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Por gjithashtu nxjerr në pah ngjashmëritë e pashmangshme njerëzore pavarësisht dallimeve sociale dhe ekonomike.

Shtuar më 14/09/2019, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori