Cështja armene, Turqia reagon ndaj komenteve të Obamës
Turqia ka shpehur “keqardhje të thellë” lidhur me komentet e presidentit amerikan, Barak Obama, me rastin e përkujtimit të vrasjes së 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane, gjatë Luftës së Parë Botërore.


Ministria e jashtme e Turqisë i ka cilësuar komentet e Barak Obamës si “të njëanshme” dhe shtrembërim i “fakteve historike”. Armenia dhe pjesa më e madhe e historianëve pajtohen se vrasjet gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, ishin genocid. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori