Ceshtja “Fazllic” pushton mediat boshnjake
Albeu.com
E perditshmja “San” shkruan se Fazllic eshte bashkepronar ne bizneset e tij me Vojin Lazarevic, i cili pranon publikisht se ka qene bashkepunetor i kriminelit Radovan Karaxhic.Ceshtja “Fazllic” pushton edhe mediat boshnjake, te cilat i referohen raporteve te tij me politiken dhe biznesin ne Shqiperi.

E perditshmja “San” shkruan se Fazllic eshte bashkepronar ne bizneset e tij me Vojin Lazarevic, i cili pranon publikisht se ka qene bashkepunetor i kriminelit Radovan Karaxhic.

Gjithashtu theksohen edhe raportet e bashkepunimit me Mirosllav Mishkovic, nje nder biznesmenet me te medhenj qe beri pasuri si pasoje e lidhjeve me Milloshevicin.

E perditshmja permend gjithashtu rolin e Fazllic si keshilltar i kryeministrit boshnjak ne vitin 1999, post ky qe i dha mundesi te hapte bizneset e tija milionere, si dhe e akuzon per nje shperdorim prej 53 milione eurosh.

Madje, biznesmeni, i cili para se te arrestohej ne Bosnje nuk ishte nje person shume publik, dyshohet se ka edhe aksione tek telekomi i Bosnjes. (t-ch)
Shtuar më 11/10/2008, ora 04:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori