E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Celularë dhe drogë çfarë u gjet në barkun e këtij miu (FOTO LAJM)

Drogë dhe celularë u futën fshehurazi brenda një burgu në Angli nëpërmjet minjve të ngordhur.

Sendet e sipërpërmendura ishin futur brenda trupave të tre minjve, që më pas ishin qepur dhe u zbuluan nga oficerët në fillim të marsit.

Kjo është hera e para që përdoren minjtë për futur drogë në burgje, tha Shërbimi i Burgjeve, që po heton njëkohësisht me Policinë e Dorset.

Minjtë ishin hedhur mbi gardhin e burgut dhe kur rojet i pikasën gjetën brenda barkut të tyre, sasi të mëdha droge, përfshirë erëza, kanabis dhe telefona celularë.
Shtuar më 25/03/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori