Cdo vit ne Japoni kyejne vetevrasje rreth 33 mije persona
Albeu.com
Numri i vetëvrasjeve në Japoni në vitin 2009 ishte rreth 33.000, thuhet në një raport të publikuar së fundi. Sipas të dhënave të Agjencisë së Policisë Kombëtare, vitin e kaluar në Japoni ka pasur 32.845 vetëvrasje, që është 1.8 % më shumë se në vitin 2008.
Raporti thotë se rreth 72 % e vetëvrasjeve i kanë kryer meshkujt, kryesisht për shkak të krizës ekonomike dhe largimit nga puna.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Japonia është e dyta për nga numri i vetëvrasjeve në botë, pas Rusisë. /rel/
Shtuar më 13/05/2010, ora 12:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori