Çdo të thotë të jeshë fëmijë i Bill Gates-it!?
Albeu.com
Derisa të gjithë ne nxisim fëmijët të përdorin kompjuterin pa kurrëfarë limiti me qëllim që fëmijët tanë "të bëhen gjeni?!" këtë praktikë nuk e aplikon Bill Gates. Të jeshë fëmijë i Bill Gates-it do të thotë të kesh kufizimet që nuk i kanë shumica e fëmijëve tjerë në përdorimin e kompjuterit.Bill Gates u ka kufizuar fëmijëve të tij përdorimin e kompjuterit. Ai u ka dhënë leje që gjatë javës të përdorin 45 minuta në ditë ndërsa në fundjavë 1 orë. Këtë e ka shprehur Bill Gates në një konferencë drejtuar biznesmenëve në Ottawa.

"Vajza ime 10 vjeçare Jennifer, pasi i pëlqente shumë loja Viva Pinata, nuk largohej nga komjuteri për tre orë rreshtaz.Për këtë arsye bashkë me gruan time Melinda-n, vendosëm kufizime në përdorimin e komjuterit në shtëpi. Jennifer, mund të përdorë sa të dojë kompjuterin pë të kryer detyrat e shkollës por jashtë kësaj mund të përdorë 45 minuta në ditë gjatë javës dhe 1 orë në fundjavë ", u shpreh pronari i Microsoft dhe personi më i pasur në botë, Bill Gates.

Gates të njëjtat kufizime i ka vendosur edhe djalit të tij 7 vjeçar Rory, i cili ka pyetur Bill-in nëse gjatë tërë jetës do ta përdorte kompjuterin me kufizime, pyetje së cilës Gates i është përgjigjur duke thënë se kufizimet do të mbarojnë atëherë kur ai të rritet dhe të jetë i pavarur nga babi i tij. ""Atëherë kufizimet do t'i vendosish vet", është shprehur Bill Gates.
albeu.com
Shtuar më 24/02/2007, ora 18:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori