Çatia e "Notre Dame" u shkrumbua nga flakët por 180 mijë bletët mbijetuan
Dhjetëra mijëra bletë i kanë mbajtura zjarrit shkatërrues që pushtoj katedralen Notre Dame.

180.000 bletët që jetonin në kulmin e katedrales janë zbuluar të gjalla, tha Nicolas Geant, bletari i monumentit.

"Unë jam aq i lehtësuar, pashë fotografi satelitore që treguan se tre kosheret nuk u dogjën, mendova se ata kishin shkuar së bashkua me katedralen," tha ai.

Geant është kujdesur për bletët që nga viti 2013, kur u instaluan si pjesë e një iniciative të gjerë të qytetit për të rritur numrin e bletëve.

Ai tha se dioksidi i karbonit në tymin e rëndë të zjarrit i vuri bletët në një vend të sedatuar në vend që t’i vriste ato, duke shtuar se kur bletët ndjejnë zjarr ata "mbyllin veten në mjaltë" dhe mbrojnë mbretëreshën e tyre. Bletët evropiane kurrë nuk i braktisin kosheret e tyre, u shpreh ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të rindërtojë katedralen brenda pesë vjetësh. Zjarri që kaploj katedralen besohet të ketë filluar nga aksidenti. Hetuesit thonë se një qark elektrik i shkurtër mund të ketë qenë shkaku më i mundshëm i zjarrit. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori