Catherine Ashton viziton Egjiptin
Shefja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme Catherinë Ashton do të jetë ndërmjetësuese e bisedimeve mes qeverisë së Egjiptit dhe Vëllazërisë Myslimane.

Baronesha Ashton ditën e hënë u takua në Kajro me zyrtarë të Vëllazërisë Myslimane dhe me udhëheqësit e përkohshëm të Egjiptit dhe shefin ushtarak.

Ajo nuk bëri asnjë koment publik pas bisedimeve. Në një deklaratë të lëshuar para këtyre takimeve, Ashton bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare gjithëpërfshirëse që do të përfshinte edhe Vëllazërinë Myslimane. /albeu.com/

Shtuar më 30/07/2013, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori