Basha nuk ia përton Ramës: COVID-19 bëri kërdinë në Shqipëri e ai thotë jemi kampion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në pas deklaratave të Ramës në mbylljen e mandatit të tij qeverisës.

Basha ka thënë se asgjë e re nuk mund të vijë nga e keqja e vjetër, e cila po shpopullon Shqipërinë nga shqiptarët.

Sipas Bashës, regjimi vodhi zgjedhjet dhe autorët e vjedhjes duhet të ishin në burg e jo në qeveri.

Kryeopozitari përmendi një raport që nxjerr shqipërinë me numrin më të lartë të vdejkeve në Europë nga Covid 19 dhe tha se kjo është surpriza e Ramës për shqiptarët.

Ai shtoi se Partia Demokratike e Shqipërisë është e angazhar të çmontojë regjimin, të çojë para drejtësisë autorët e tyre dhe të sjellë një të ardhme më të mirë për qytetarët./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 14:06