Cameron: Mund të ndërhyjmë ushtarakisht në Irak (VIDEO)
Pëlqej
Kryeministri britanik, David Cameron deklaroi sot para fillimit të samitit 2-ditor të NATO-s në Uells se Britania nuk do të përjashtojë asnjë lloj veprimi ushtarak në Shtetin Islamik (IS), më herët të njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS).

Në një deklaratë të përbashkët me presidentin amerikan Barack Obama, kryeministri Cameron tha se të dyja kombet duhet “të përballen” me grupin ekstremist. Ky vendim vjen pas vrasjes së dy gazetarëve amerikanë nga dega e IS-it, “Abu Bakr al-Baghdadi” dhe pas kërcënimit për të vrarë një peng britanik. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori