Cameron drejton takimin e fundit qeveritar
David Cameron ka drejtuar takimin e fundit të qeverisë, teksa kamionët kanë filluar largimin e gjërave personale nga “10 Downing Street”, vendi ku jeton dhe punon shefi i qeverisë së vendit.

Cameron ka thënë se largohet nga posti i kryeministrit më 13 korrik pasi e ka humbur referendumin për mbajtjen e Britanisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministrja e radhës, Theresa May, është konfirmuar si lidere e Partisë Konservatore më 11 korrik, që do të thotë se ajo tani bëhet edhe kryeministre e Britanisë së Madhe. /albeu.com/

Shtuar më 13/07/2016, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori