Cameron: Do ta shkatërrojmë ISIS-in
Pëlqej
Grupi radikal terrorist ISIS ka prerë kokën e një pengu britanik dhe menjëherë pas kësaj ka reaguar kryeministri britanik, David Cameroon.

Ai ka folur në kryeqytet fjalë të ashpra ndaj ISIS-it, pas prerjes së kokës që militantët i bënë David Haines-it.

Cameron u shpreh se Haines, baba i dy fëmijëve u ekzekutua në mënyrën më ekstreme dhe më të pashpirt që mund të ekzistojë.

Kryeministri britanik theksoi se qeveria e tij do të bashkëpunoj ngushtë me kurdët dhe me qeverinë e Irakut, për të mposhtur ISIS-in.

David Camero\on vlerësoi se grupi ISIS në përbërje nuk ka myslimanë, por terroristë dhe përbindësha. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori