Cameron akuzohet si përgjegjësi për fuqizimin e ISIS
Rënia e përgjakshme e Libisë, e cila shkaktoi krizë të refugjatëve dhe të ndihmuar rritjen e Shtetit Islamik, janë vënë sot nën përgjegjësinë e ish-Kryeministrit britanik, David Cameron, i cili është fajësuar për gabimet që bëri kur ndërhyri për të përmbysur regjimin e Gadafit.

Një raport i ndërmarrë nga deputetët dënon fushatën ushtarake të 2011-ës për mungesë të dy elemnetëve kryesorë: "inteligjencës së saktë" dhe një strategjie koherente për pasojat e rrëzimit të diktatorit, raporton "The Independent".

Rezultatet katastrofike ishin "kolapsi politik dhe ekonomik", lufta mes fiseve, kriza e refugjatëve, abuzimet e përhapura të të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha fuqizimi i Shtetit të vetëshpallur Islamik (ISIS), i nxitur nga armët braktisura pas regjimit të Gadafit.

Komiteti i Punëve të Jashtme deklaron se: "Me anë të vendimmarrjes së tij në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ish-kryeministri David Cameron ka qenë në përgjegjësi për rritjen e Shtetit të vetëshpallur Islamik dhe moszhvillimin e një strategjie koherente Libisë."

Vendimi i ashpër vjen vetëm një ditë pas shpalljes së papritur të Cameron se ai hiqte dorë edhe nga mandati i tij si deputet, duke thyer një premtim e mëparshëm për të qëndruar në politikë dhe si një deputet i thjeshtë. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2016, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori