U vra sot, 19-vjeçari nga Shkodra i afërm i vëllezërve të shpallur në kërkim për vrasjen e Taulant Pepajt

Ditën e sotme një ngjarje ka tronditur Shkodrën ku 19-vjeçari, Erjon Xhenje mbeti i vrarë në një lokal.

Mësohet se Xhenje është i afërm i dy vëllezëve të shpallur në kërkim për atentat. Mësohet se i riu ka lidhje farefisi me dy vëllezërit që dyshohet se bënë atentatin ndaj Taulant Pepajt, në 21 shkurt të vitit të kaluar. Shkëlzen dhe Sehar Xhenje akuzohen për atentatin të bërë ndaj Pepajt.

Si ndodhi ngjarja?

Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen se janë personat që kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit, Taulant Pepaj. Të tre të rinjtë kanë qenë që bashku në një makinë, por edhe Pepaj ishte i shoqëruar.  Fillimisht një prej të rinjve, nuk dihet ende se kush, ka qëlluar tre herë në drejtim të makinës së Pepajt. Një herë ka qëlluar nga distanca, sa për të trembur dhe ta bëjë të ndalojë, dhe pikërisht në këtë moment ka shtënë edhe dy herë të tjera. Duke u munduar se e ka plagosur 30-vjeçarin, autori ka dalë nga makina e tij dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe Pepaj. Ai bashkë me personin që e shoqëronte janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, duke shpëtuar gjallë nga atentati. Pasi humbën shumë kohë, edhe autorët vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Duke harruar kështu se çdo lëvizje, bashkë me fytyrat e tyre, ishte kapur nga kamerat e sigurisë së një pike karburanti.