Call of Duty i kultivoi aftësitë ushtarake per të luftuar ISIS
Të gjithë kemi kaluar disa orë duke luajtur lojëra të ndryshme luftarake me armë, shpesh duke menduar se po që se do të përballeshim në jetën e vërtetë me luftë, do të performonim mirë.

Kjo është ajo çfarë i ndodhi një adhuruesi të video-lojërave i cili la punën e tij dhe shkoi në Siri për të luftuar ISIS-in.

Ai thotë se arsyeja pse mbijetoi atje është krejt për shkak të asaj që e mësoi duke luajtur video-lojën Call of Duty.

Amerikani John Duttenhofer, nga Kolorado, udhëtoi në Siri prillin e kaluar për t’iu bashkuar Njësive Kurde për Mbrojtjen e Popullit në Raqqa, qytet ky i cili më në fund është liruar nga ISIS-i në tetor.

Pasi foli për Daily Mail, ai shpjegoi se duke luajtur video-lojën luftarake deri në 13 orë në ditë, ai fitoi aftësi të pabesueshme ushtarake dhe i mësoi armët që i duheshin për të mbijetuar për gjashtë muaj.

“Në njërën anë, dëshiroja ta luftoja ISIS-in. Në anën tjetër, dëshiroja të bëhesha pjesë e diçka që ishte historike. Nuk kisha frikë nga vdekja”, tha ai për Daily Mail.

Sipas Mail, ai shiti veturën e tij, u bë “fit” duke shkuar me biçikletë në punë dhe më pas fluturoi për në Irakun Kurdistan për t’u takuar me anëtarët e YPG, të cilët e kontaktuan atë online. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori