Buzë liqenit dhe gjigante, Meghan dhe Harry blejnë shtëpinë madhështore?

Nëse fjalët që qarkullojnë janë të vërteta, me shumë mundësi çifti duhet të jetë duke u marrë momentalisht me detajet personalizuese të kësaj supper- prone

Bëhet fjalë për një hapsirë gjigande e cila përfshin 6 dhoma gjumi, 3 ndarje recepsioni dhe 15 hapsira të tjera. Një ndërtim mbi 150 vjeçar i cili momentalisht është në restaurim e sipër.

Sipas Daily Mail, kjo shtëpi gjigande mendohet të jetë blerja më e re e familjes mbretërore.

E pozicionuar në një zonë malore, kjo pronë duket si shtëpia e ëndrrave të çdokujt. Madje sipas përshkrimit kjo shtëpi madhështore thuhet të ketë edhe një sallë ballosh në fund të oborrit.

Mesa duket harry dhe Meghan duhet të kenë vendosur të heqin dorë tërësisht nga të jetuarit si “mbretërorë”, dhe blerja e kësaj prone do t’i vendosë vulën.
Shtuar më 17/06/2018, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori