Buxheti evropian 2007-2013, 864 miliardё euro
Albeu.com
Presidenca austriake dhe parlamenti Evropian janё pajtuar pёrfundimisht qё tё rrisin buxhetin e Evropёs pёr 2 miliardё eruo shtesё. Pas negociatave tё rёnda u arrit pajtimi qё buxheti pёr periudhёn e viteve 2007-20013 tё jetё 864 miliardё euro, nё vend tё 862 miliardёve tё parapara fillimisht.Propozimi i buxhetit daton qё nga dhjetori i vitit tё kaluar por Parlamenti Evropian, i cili ka tё drejtё vetoje, ka refuzuar ta miratojё propozimin duke insistuar nё rritje tё buxhetit.

Kryetari i Komisionit Evropian Hos Manuel Durao Baroso marrёveshjen e cilёsoi sukses, dhe tha se shpreson se buxheti do miratohet pa asnjё shtyerje sepse konsideron se Evropa nuk ka mё kohё pёr tё humbur. Marrëveshja përfundimtare ndërmjet tri institucioneve kyçe të BE-së nevojitet për implementimin e perspektivës financiare, e cila do të fillojë ta zbatohet në praktikë në fillim të vitit 2007, pasi të miratohen të gjitha bazat juridike dhe programet për tërheqjen e parave. Marrёveshja u arrit pas 7 orё bisedash intensive dhe ishte rezultat kompromisi pasi qё Parlamenti Evropian insistonte nё rrijen e buxhetit pёr 12 miliard gjё qё refuzuan shtete-anёtare. Tani pritet aprovimi i kёsaj marrёveshjeje nga 25 anёtare tё Bashkimit Evropian si dhe miratimi i buxhetit nё Parlamentin Evropian. rtk
Shtuar më 06/04/2006, ora 08:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori