Berisha: As Guvernatorja Kim, as Zeusi Rama nuk kanë tagër të caktojnë kryetarin e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i prerë se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje  për zgjedhjen e kryetarit te ri ttë Partisë Demokratike.

Një një prononcim për mediat, Berisha  i është përgjigjur edhe njëherë ambasadores Yuri Kim duke thëne se nuk ka tagër te ndërhyjë në punët e brendshme të partisë.

A rrezikon edhe PD shpalljen non grata?

Berisha: Kryetari i PD u shkarkua me datën 11 dhjetor me votat 4446 votat e delegatëve. Askush nuk ka tagër të caktojë kryetarin e PD. Kjo është një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në punët e brendshme.  Asnjeri, as guvernatorja, as Zeusi Rama nuk kanë tagër të  caktoje kryetarin e PD./albeu.com


Shtuar 6.04.2022 15:50