Bush: Irani amplifikon rrezikun për një “luftë të tretë botërore
Albeu.com
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, ka paralajmëruar botën për një “luftë të tretë botërore” në rast të një përshkallëzimi të konfliktit bërthamor me Iranin.Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA-ve u shpreh se udhëheqësit politikë të fuqive globale duhet të pengojnë armatimin bërthamor të Iranit.

Bushi iu referua gjatë deklaratave të Presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad se do të zhdukë nga harta shtetit e Izraelit.

“Irani nuk kërkon të zhillojë energjinë atomike por armët nukleare”, u shpreh Bush.

Deklaratat e Presidentit amerikan vijnë menjëherë pas vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Iran. Në vizitën e tij në Teherean Putin premtoi asistencë në ndërtimin e centraleve bërthamore.
Shtuar më 18/10/2007, ora 19:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori