Bush ia tërheq vërejtjen Rusisë
Albeu.com
Presidenti amerikan, George Bush ka kërkuar të hënën nga Rusia që t’i jep fund eskalimit dramatik dhe brutal të dhunës në Gjeorgji, të pajtohet me armëpushimin e menjëhershëm, dhe të pranojë ndërmjetësimin ndërkombëtar për të përfunduar krizën në këtë ish-republikë sovjetike.Menjëherë pas kthimit nga Kina, Bush në komentin e tij më të ashpër që nga shpërthimi i luftimeve në rajonin separatist të Gjeorgjisë, Osetinë Jugore - ka kërkuar që Rusia të heqë dorë nga kursi i tashëm ndaj Gjeorgjisë dhe të mos përpiqet ta rrëzojë qeverinë properëndimore të këtij vendi.

"Rusia ka bërë invazion në shtetin e saj fqinj dhe ka kërcënuar qeverinë demokratike të zgjedhur nga populli. Një veprim i tillë është i papranueshëm në shekullin 21”, ka thënë Bush, duke i bërë thirrje Moskës të nënshkruajë armëpushimin, të cilin tashmë e ka nënshkruar qeveria gjeorgjiane.

Presidenti amerikan po ashtu ka thënë se eskalimi i këtij konflikti ka ngritur dyshime serioze për synimin rus në Gjeorgji dhe në rajon dhe në thelb ka dëmtuar pozitën e Rusisë në botë. Këto aksione, sipas tij, kanë dëmtuar marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-të dhe Evropën.

Shtuar më 12/08/2008, ora 23:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori