Bush flet për Guantanamon
Albeu.com
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se Guantanamo i ka dhënë disave shkak për të kritikuar SHBA se nuk ka respektuar vlerat të cilat ka përqafuar.Ai tha se donte që kampi të mbyllej, por jo përpara se të kishte një plan për t'u marrë me siç u shpreh ai "për të kaluar nëpërmjet gjyqeve të burgosurit e rrezikshëm." Gjykatat ushtarake në Guantanamo janë pezulluar qëkur dy sauditë dhe një shtetas nga Jemeni që mbaheshin në kampin e Guantanamos kryen vetëvrasje në fundjavë. Vdekjet tyre dhe reagimi i një zyrtari amerikan se vetëvrasjet ishin thjesht një publicitet kanë shkaktuar kritika të ashpra ndërkombëtare dhe thirrje të reja që qeveria amerikane të mbyllë burgun.
Shtuar më 15/06/2006, ora 09:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori