Bush do të punojë për të realizuar vizionin e dy shteteve në Lindjen e Mesme
Albeu.com
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush i ka thënë liderit palestinez, Mahmud Abas, se do të punojë për të realizuar vizionin e dy shteteve në Lindjen e Mesme, njofton BBCnews.Peresidenti Bush ka thënë gjithashtu se përkrah platformën e z. Abas për paqe dhe ka kërkuar prej tij që të bëjë më shumë në ndaljen e sulmeve kundër izraelitëve. Presidenti Bush u ka thënë gazetarëve në një konferencë të parbashkët shtypi se tërheqja e Izraelit është një rast për paqe. Kjo është hera e dytë që z. Bush ka pritur z. Abas në Shtëpinë e Bardhë.
Shtuar më 21/10/2005, ora 21:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori